Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje

Në zbatim të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të Ligjit Nr. 107/2021 “Për Bashkëqeverisjen”, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 526, datë 29.07.2022, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, të urdhrit nr. 92, datë 05.06.2024, “Për një ndryshim në urdhrin nr. 157, datë 29.09.2022, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”.

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Specialist, Sektori i Hapjes për Risi Rinore, Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog, në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Harton projekte që lidhen me sektorin rinor, duke i konceptuar ato në formate të ndryshme, si dhe ndihmon në realizimin e këtyre projekteve;
  2. Punon me materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e aktiviteteve me tematika për rininë dhe fëmijët, por jo vetëm;
  3. Harton materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e aktiviteteve me tematika për rininë;
  4. Zhvillon strategji për të promovuar projektet e inovacionit për të rinjtë dhe për të shfaqur ndikimin dhe rezultatet e tyre në komunitetin e gjerë;
  5. Menaxhon afatet kohore të projektit, burimet dhe kërkesat në mënyrë efektive, duke siguruar që projektet të dorëzohen në kohë dhe brenda fushëveprimit;
  6. Përgatit raporte dhe prezantime të rregullta mbi aktivitetet e programit, rezultatet dhe arritjet tek Përgjegjësi i Sektorit të Hapjes për Risi Rinore;
  7. Bashkëpunon me stafin e Sektorit të Hapjes për Risi Rinore dhe sektorëve të tjerë për zhvillimin e suksesshëm të aktiviteteve të COD-it;
  8. Përmbush çdo detyrë tjetër, brenda funksionit te tij, me qëllim realizimin e objektivave të punës.

 KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbatuar studimet universitare në fushën e shkencave shoqërore dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Profesional” ose “Master Shkencor”;
  •  Diplomat, të cilat janë lëshuar jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të ketë informacion rreth politikave të ndërmarra për rininë, si dhe rreth kontributit të organizatave joqeveritare për rininë;
  • Të ketë përvojë pune në fushën përkatëse;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme në fushën e rinisë;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup;
  • Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë.
  • Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë disiplinore

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (IV-2)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në rruge postare tek Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: Edlira.Bollano@kryeministria.al, këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin.
  • CV
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vërtetim që nuk ka masa disiplinore në fuqi.
  • Dy letra rekomandimi.
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore.
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
  • Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria që nuk është në ndjekje penale.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 06 Qershor 2025, ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit.

 __________________________________________________________________________________________________

Në zbatim të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të Ligjit Nr. 107/2021 “Për Bashkëqeverisjen”, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 526, datë 29.07.2022, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, të urdhrit nr. 92, datë 05.06.2024, “Për një ndryshim në urdhrin nr. 157, datë 29.09.2022, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”.

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Specialist, Sektori i Librit dhe Projekteve, Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog, në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

 DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Krijon dhe harton projekte në fushën e krijimtarisë letrare dhe të promovimit të letërsisë e të botimeve të reja;
  2. Mirëmban njësitë e Bibliotekës së Kryeministrisë, si edhe kujdeset për kategorizimin e njësive fizike dhe të materialeve të digjitalizuara. Raporton periodikisht për gjendjen e bibliotekës, si dhe për të gjitha herët që konstaton dëmtime në materialet e bibliotekës;
  3. Punon për katalogimin e njësive të bibliotekës dhe procesin e hedhjes së të dhënave në mënyrë të vazhdueshme dhe propozon për të ekspozuar në raftet publike të bibliotekës dhe mirëmbajtjen e tyre, si dhe rinovimin vjetor të tyre me miratimin e eprorëve të tij;
  4. Sigurohet që gjatë aktiviteteve që zhvillohen në COD, fondi i librave të ekspozuar në bibliotekë të mos keqpërdoret;
  5. Kryen punë kërkimore dhe monitoruese mbi thirrjet e projekteve të ndryshme në bazë të detyrave të ngarkuara nga Përgjegjësi i Sektorit. Informon eprorët dhe kolegët mbi formatet e kërkuara nga thirrjet e projekteve, si dhe ndihmon për plotësimin korrekt të aplikimeve të thirrjeve të ndryshme në bazë të detyrave të ngarkuara;
  6. Raporton në mënyre analitike dhe koherente, duke zbatuar kërkesat e eprorëve mbi mbarëvajtjen e veprimtarisë, të projekteve dhe të aktiviteteve të sektorit që ai ndjek, si edhe të detyrave që i ngarkohen;
  7. Përmbush çdo detyrë tjetër, brenda funksionit te tij, me qëllim realizimin e objektivave të punës.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare  në shkenca shoqërore dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Profesional” ose “Master Shkencor”;
  •  Diplomat, të cilat janë lëshuar jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të ketë përvojë pune në fushën përkatëse;
  • Të ketë njohuri shumë të mira në fushën e librave dhe realizimin e ekspozitave;
  • Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup;
  • Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi;
  • Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë disiplinore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (IV-2)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në rrugë postare tek Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: Edlira.Bollano@kryeministria.al, këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin.
  • CV
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vërtetim që nuk ka masa disiplinore në fuqi.
  • Dy letra rekomandimi.
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore.
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
  • Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria që nuk është në ndjekje penale.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 06 Qershor 2025, ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit.

___________________________________________________________________________________________________________

Në zbatim të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të Ligjit Nr. 107/2021 “Për Bashkëqeverisjen”, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 526, datë 29.07.2022, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, të urdhrit nr. 92, datë 05.06.2024, “Për një ndryshim në urdhrin nr. 157, datë 29.09.2022, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”.

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Specialist, Sektori i Dialogut dhe Multimedias, Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog, në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

 DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

 Propozon prezantime, shfaqje dhe projekte në zhanrin e filmit dhe multimedias përgjatë programit vjetor, në përputhje me tematikat e miratuara nga përgjegjësi dhe eprorët;

  1. Kujdeset për arkivimin e veprave dhe materialeve digjitale të cilat janë pjesë e koleksioneve të qendrës, si edhe arkivon fondin e veprave që ekspozohen në hapësirat e Qendrës;
  2. Në bashkëpunim me stafin, ndihmon për zhvillimin e ekspozitave të autorëve vendas dhe të huaj në hapësirat e Qendrës dhe në rajone;
  3. Përgjigjet për realizimin e materialeve multimediale të ngarkuara nga përgjegjësi i sektorit dhe eprorët. Me miratim të përgjegjësit të sektorit ai ka hapësirën të përdori kreativitetin individual në përputhje me detyrat e ngarkuara;
  4. Kujdeset per mirëmbajtjen e hapësirave digjitale të qendrës dhe raporton per problematika te ndryshme lidhur me hapësirat;
  5. Raporton në mënyrë periodike te Përgjegjësi i Sektorit mbi ecurinë ose përfundimin e detyrave dhe të projekteve, të cilat i janë ngarkuar ose ka marrë përsipër;
  6. Zbaton detyrat e ngarkuara nga Përgjegjësi i sektorit dhe/ose Drejtori i Drejtorisë;
  7. Përmbush çdo detyrë tjetër, brenda funksionit te tij, me qëllim realizimin e objektivave të punës.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave shoqërore dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Profesional” ose “Master Shkencor”;
  • Diplomat, të cilat janë lëshuar jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të ketë përvojë pune në fushën përkatëse;
  • Të ketë njohuri shumë të mira në fushën e arteve dhe realizimin e ekspozitave;
  • Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme në fushën e arteve;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup;
  • Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi;
  • Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë disiplinore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (IV-2)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në rrugë postare tek Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: Edlira.Bollano@kryeministria.al, këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin.
  • CV
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vërtetim që nuk ka masa disiplinore në fuqi.
  • Dy letra rekomandimi.
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore.
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
  • Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria që nuk është në ndjekje penale.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 06 Qershor 2025, ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit.

_______________________________________________________________________________________________________________

Në zbatim të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të Ligjit Nr. 107/2021 “Për Bashkëqeverisjen”, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 526, datë 29.07.2022, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, të urdhrit nr. 92, datë 05.06.2024, “Për një ndryshim në urdhrin nr. 157, datë 29.09.2022, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”.

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Koordinator Ndërmjetës, Drejtoria e Bashkëqeverisjes me Qytetarët, në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Me autorizim të Drejtorit të Përgjithshëm përfaqëson ADB-në në proceset e ndërmjetësimit mes palëve të interesuara, personave fizikë ose juridikë privatë dhe institucionit të administratës shtetërore përgjegjës për shqyrtimin e ankesave të tyre nëse pas shqyrtimit të tyre, ankuesi nuk është i kënaqur me zgjidhjen e ofruar, vetëm për çështjet të cilat janë trajtuar apo po trajtohen nga platforma “ Për Shqipërinë që duam”;
  2. Shqyrton kërkesat për ndërmjetësim të ardhura nga qytetarë apo institucione, për problematikat që kanë të bëjnë me anën juridike dhe i rekomandon Drejtorit të Përgjithshëm nëse këto çështje mund/duhet ose jo, të shkojnë në proces ndërmjetësimi;
  3. Merr pjesë në procesin e hartimit të dokumentacionit tip të procedurave për realizimin e procesit të ndërmjetësimit, si dhe përgatitjen e marrëveshjes së ndërmjetësimit, duke e ndjekur procesin deri në nënshkrimin e marrëveshjes nga palët;
  4. Siguron pjesëmarrjen si përfaqësues i institucionit, pranë gjykatave të shkallëve respektive në gjykimin e mosmarrëveshjeve duke përdorur të gjitha mjetet e mbrojtjes që garanton ligji, në të gjitha proceset gjyqësore për çështjet të cilat janë objekt i ndërmjetësimit;
  5. Përpilon raporte dhe memo informative për Drejtorin e Drejtorisë së Bashkëqeverisjes me Qytetarët dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë;
  6. Ruan konfidencialitetin dhe paanëshmërinë në lidhje me çështjet që janë objekt shqyrtimit ose kanë filluar si procedura ndërmjetësimi;
  7. Mban kontakte të vazhdueshme me Drejtorin e Drejtorisë së Bashkëqeverisjes me Qytetarët dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë;
  8. Jep propozime mbi procese institucionale apo legjislative në përmirësimin e qeverisjes dhe të ofrimit të shërbimit për qytetarët.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave juridike dhe të ketë diplomë “Master Shkencor”;
  • Të jetë i pajisur me licencë ndërmjetësimi nga Ministria e Drejtesisë;
  • Diplomat, të cilat janë lëshuar jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të ketë përvojë pune në administratën publike;
  • Preferohen kandidatët të cilët kanë eksperienca në përfaqësimin e institucioneve pranë gjykatave të shkallëve respektive në gjykimin e mosmarrëveshjeve, konflikte gjyqësore;
  • Të ketë aftësi të mira negociuese, raportuese, si dhe të jetë i/e aftë për të kryer analiza të thelluara mbi trajtimin e çështjeve objekt i punës së tij/saj;
  • Të ketë aftësi në vendosjen dhe ruajtjen e marrëdhënieve efektive të punës me institucionet e administratës shtetërore, agjencitë publike, punonjësit dhe publikun;
  • Të zotërojë gjuhën angleze;
  • Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë disiplinore;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-a)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në rrugë postare tek Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.nr.1, Tiranë ose në adresën e  e-mail-it: Edlira.Bollano@kryeministria.al, këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin.
  • CV
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vërtetim që nuk ka masa disiplinore në fuqi.
  • Dy letra rekomandimi.
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore.
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
  • Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria që nuk është në ndjekje penale.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 06 Qershor 2025, ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit.

_______________________________________________________________________________________________________________

Në zbatim të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të Ligjit Nr. 107/2021 “Për Bashkëqeverisjen”, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 526, datë 29.07.2022, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, të urdhrit nr. 92, datë 05.06.2024, “Për një ndryshim në urdhrin nr. 157, datë 29.09.2022, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”.

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Koordinator, në Drejtorinë e Monitorimit të Sistemit të Qarkullimit të Dokumentave me Nënshkrim Elektronik (SQDNE), në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

 DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Monitoron Sistemin e Qarkullimit të Dokumentave me Nënshkrim Elektronik (SQDNE) dhe raporton sipas kërkesës së titullarëve mbi zbatimin e afateve për lëvrimin e shërbimit të aplikimeve dhe ndërveprimin midis institucioneve për dokumenta shoqëruese në varësi të institucionit që mbikqyr;
  2. Koordinon dhe bashkërendon punën në përditshmëri me kabinetet e ministrive që mbikqyrin dhe titullarët e institucioneve, si dhe sekretarët e përgjithshëm;
  3. Përpilon raporte ditore, javore, mujore dhe vjetore si dhe memo informative, kur kërkohen nga Drejtori i Drejtorisë apo Drejtori i Përgjithshëm;
  4. Vlerëson performacën e Institucioneve që mbikqyr, lidhur me respektimin e afateve të lëvrimit të shërbimit , respektimin e afateve të shkëmbimit të dokumentave shoqëruese, si dhe informon apo sinjalizon Drejtorin e Drejtorisë mbi problematikat e konstatuara.
  5. Bashkëpunon me koordinatorët e ministrive të drejtorive të tjera për mbarvajtjen dhe mbikqyrjen e afateve;
  6. Mban një database të rregullt në të cilën regjistron të gjitha aplikimet e ardhura në atë institucion dhe duke i ndjekur ato deri në kthimin e përgjigjeve pranë qytetarëve;
  7. Mban kontakte të vazhdueshme me Drejtorin e Drejtorisë mbi ecurinë e punës dhe raporton tek ai.

 KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave juridike ose ekonomike dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
  • Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të ketë përvojë pune në fushën përkatëse;
  • Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë disiplinore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-1)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në rrugë postare tek Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: Edlira.Bollano@kryeministria.al, këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin.
  • CV
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vërtetim që nuk ka masa disiplinore në fuqi.
  • Dy letra rekomandimi.
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore.
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
  • Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria që nuk është në ndjekje penale.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 06 Qershor 2025, ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit.

_____________________________________________________________________________________________________

Në zbatim të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të Ligjit Nr. 107/2021 “Për Bashkëqeverisjen”, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 526, datë 29.07.2022, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, të urdhrit nr. 92, datë 05.06.2024, “Për një ndryshim në urdhrin nr. 157, datë 29.09.2022, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”.

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për 1 (një) vend i lirë pune në pozicionin:

Koordinator i atashuar pranë Ministrisë, Drejtoria e Bashkëqeverisjes me Qytetarët, në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

 DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Proceson nga sistemi i menaxhimit të ankesave, ankesat e regjistruara në faqen https://www.shqiperiaqeduam.al dhe të gjitha rastet për kategoritë e paraqitura në platformën e bashkëqeverisjes (sipas institucionit ku është i/e atashuar);
  2. Sigurohet për menaxhimin në kohë, brenda afateve dhe me përgjegjshmëri të të gjitha rasteve të ardhura nga platforma dhe protokollin/et e institucionit si dhe adresimin dhe zgjidhjen e problematikave;
  3. Koordinon dhe bashkërendon punën dhe korrespondencën me institucionin ku do të jetë i atashuar;
  4. Bashkëpunon ngushtësisht me koordinatorin në Kryeministri që mbikqyr punën e tij/saj;
  5. Jep kontribut parësor në përpilimin e raporteve javore dhe propozon për rastet të cilat kanë nevojë për hetim të thelluar;
  6. Jep propozime mbi procese institucionale apo legjislative në përmirësimin e qeverisjes dhe të ofrimit të shërbimeve për qytetarët;
  7. Kontribuon dhe bashkëpunon me kolegët për realizimin e aktiviteteve lidhur me promovimin e Platformës së Bashkëqeverisjes;
  8. Përpilon raporte dhe memo informative për Drejtorin e Drejtorisë dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë;
  9. Mban kontakte të vazhdueshme me eprorët e institucionit ku do jetë i atashuar për ecurinë e punës.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave juridike ose ekonomike dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
  •  Diplomat, të cilat janë lëshuar jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të ketë përvojë pune në fushën përkatëse;
  • Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike;
  • Të ketë aftësi të mira raportuese dhe të jetë i/e aftë për të kryer analiza të thelluara mbi trajtimin e çështjeve;
  • Të jetë njohës/e i proceseve dhe infrastrukturës ligjore dhe institucionale në institucionin ku është i atashuar;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
  • Të zotërojë gjuhën angleze;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë disiplinore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-1)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në rrugë postare tek Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.nr.1, Tiranë, ose në adresën e e-mail-it: Edlira.Bollano@kryeministria.al, këto dokumente: