Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje

Në zbatim të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të Ligjit Nr. 107/2021 “Për Bashkëqeverisjen”, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 526, datë 29.07.2022, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, të urdhrit nr. 92, datë 05.06.2024, “Për një ndryshim në urdhrin nr. 157, datë 29.09.2022, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”.

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin:

për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin: Koordinator, në Drejtorinë e Monitorimit të Sistemit të Qarkullimit të Dokumentave me Nënshkrim Elektronik (SQDNE), në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

 DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Monitoron Sistemin e Qarkullimit të Dokumentave me Nënshkrim Elektronik (SQDNE) dhe raporton sipas kërkesës së titullarëve mbi zbatimin e afateve për lëvrimin e shërbimit të aplikimeve dhe ndërveprimin midis institucioneve për dokumenta shoqëruese në varësi të institucionit që mbikqyr;
  2. Koordinon dhe bashkërendon punën në përditshmëri me kabinetet e ministrive që mbikqyrin dhe titullarët e institucioneve, si dhe sekretarët e përgjithshëm;
  3. Përpilon raporte ditore, javore, mujore dhe vjetore si dhe memo informative, kur kërkohen nga Drejtori i Drejtorisë apo Drejtori i Përgjithshëm;
  4. Vlerëson performacën e Institucioneve që mbikqyr, lidhur me respektimin e afateve të lëvrimit të shërbimit , respektimin e afateve të shkëmbimit të dokumentave shoqëruese, si dhe informon apo sinjalizon Drejtorin e Drejtorisë mbi problematikat e konstatuara.
  5. Bashkëpunon me koordinatorët e ministrive të drejtorive të tjera për mbarvajtjen dhe mbikqyrjen e afateve;
  6. Mban një database të rregullt në të cilën regjistron të gjitha aplikimet e ardhura në atë institucion dhe duke i ndjekur ato deri në kthimin e përgjigjeve pranë qytetarëve;
  7. Mban kontakte të vazhdueshme me Drejtorin e Drejtorisë mbi ecurinë e punës dhe raporton tek ai.

 KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave juridike ose ekonomike dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
  • Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të ketë përvojë pune në fushën përkatëse;
  • Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë disiplinore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-1)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në rrugë postare tek Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.nr.1, Tiranë ose në formularin më sipër.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 08 Tetor 2025, ora 16:30 sjell skualifikim të kandidatit.