Agency for Dialogue and Co-Governance

Në zbatim të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të Ligjit Nr. 107/2021 “Për Bashkëqeverisjen”, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 526, datë 29.07.2022, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, të urdhrit nr. 92, datë 05.06.2024, “Për një ndryshim në urdhrin nr. 157, datë 29.09.2022, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”.

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurrimin për 3 (tre) vende të lira pune në Drejtorinë e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog (COD);

(1) Përgjegjës, Sektori i Librit dhe Projekteve, Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog, në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

1. Realizon projekte dhe harton tematika për aktivitetet e sektorit të parashikuara në planin vjetor, si dhe propozon aktivitete shtesë që sektori do të trajtojë gjatë vitit, duke përfshirë edhe specialistët në zbatimin e tyre, si dhe integron idetë dhe projektet e propozuara nga specialistët në planin vjetor të sektorit.

2. Drejton, ndjek, koordinon dhe kontrollon punën në sektor për realizimin e projekteve dhe të aktiviteteve të miratuara, si dhe përgjigjet e raporton para drejtorit të drejtorisë.

3. Vlerëson thirrjet për aplikime në projekte nga organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, donatorë të ndryshëm dhe institucione në përputhje me misionin e COD-it dhe informon Drejtorin e Drejtorisë për interesimet e shprehua.

4. Krijon bashkëpunime me botues, përkthyes, publicistë dhe shkrimtarë për përmbushjen e misionit të qendrës mbi promovimin e krijimtarisë letrare.

5. Monitoron mbarëvajtjen e sistemimit dhe të mirëmbajtjes së njësive në Bibliotekën e Kryeministrisë, si edhe mbikëqyr procesin e digjitalizimit dhe më pas ia kalon për miratim Drejtorit të Drejtorisë.

6. Vendos objektiva dhe vlerëson punën e specialisteve, si dhe raporton në mënyrë periodike te Drejtori i Drejtorisë.

7. Përmbush çdo detyrë tjetër, të pacituar më sipër, por që parashikohet në rregulloren e brendshme të institucionit, me qëllim realizimin e objektivave të punës.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

· Të ketë mbaruar studimet universitare në Fakultetin Histori Filologji dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;

· Diplomat, të cilat janë lëshuar jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;

· Të ketë përvojë pune në fushën përkatëse;

· Të ketë njohuri shumë të mira në fushën e librave dhe realizimin e ekspozitave;

· Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve;

· Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup;

· Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi;

· Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve;

· Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;

· Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë disiplinore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-1)


(1) Specialist, Sektori i Dialogut dhe Multimedias, Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog, në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

1. Propozon prezantime, shfaqje dhe projekte në zhanrin e filmit dhe multimedias përgjatë programit vjetor, në përputhje me tematikat e miratuara nga përgjegjësi dhe eprorët;

2. Kujdeset për arkivimin e veprave dhe materialeve digjitale të cilat janë pjesë e koleksioneve të qendrës, si edhe arkivon fondin e veprave që ekspozohen në hapësirat e Qendrës;

3. Në bashkëpunim me stafin, ndihmon për zhvillimin e ekspozitave të autorëve vendas dhe të huaj në hapësirat e Qendrës dhe në rajone;

4. Përgjigjet për realizimin e materialeve multimediale të ngarkuara nga përgjegjësi i sektorit dhe eprorët. Me miratim të përgjegjësit të sektorit ai ka hapësirën të përdori kreativitetin individual në përputhje me detyrat e ngarkuara;

5. Kujdeset per mirëmbajtjen e hapësirave digjitale të qendrës dhe raporton per problematika te ndryshme lidhur me hapësirat;

6. Raporton në mënyrë periodike te Përgjegjësi i Sektorit mbi ecurinë ose përfundimin e detyrave dhe të projekteve, të cilat i janë ngarkuar ose ka marrë përsipër;

7. Zbaton detyrat e ngarkuara nga eprorët e tij.

8. Përmbush çdo detyrë tjetër, brenda funksionit te tij, me qëllim realizimin e objektivave të punës.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

· Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave shoqërore, preferohet Universiteti i Arteve dhe të ketë diplomë të nivelit.

· Diplomat, të cilat janë lëshuar jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

· Të ketë përvojë pune në fushën përkatëse.

· Të ketë njohuri shumë të mira në fushën e arteve dhe realizimin e ekspozitave.

· Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme në fushën e arteve.

· Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.

· Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi.

· Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve.

· Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë.

· Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë disiplinore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (IV-2)


(1) Specialist, Sektori i Librit dhe Projekteve, Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog, në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

1. Krijon dhe harton projekte në fushën e krijimtarisë letrare dhe të promovimit të letërsisë e të botimeve të reja.

2. Ndjek te gjithë procesin e realizimit te aktiviteteve te sektorit të tij.

3. Raporton në mënyrë analitike dhe koherente mbi mbarëvajtjen e veprimtarisë, të projekteve dhe të aktiviteteve të sektorit që ai ndjek, si edhe të detyrave që i ngarkohen.

4. Mirëmban njësitë e Bibliotekës së Kryeministrisë, si edhe kujdeset për kategorizimin e njësive fizike dhe të materialeve të digjitalizuara. Raporton periodikisht për gjendjen e bibliotekës, si dhe për të gjitha herët që konstaton dëmtime në materialet e bibliotekës.

5. Punon për katalogimin e njësive të bibliotekës dhe procesin e hedhjes së të dhënave në mënyrë të vazhdueshme dhe propozon për rinovimin e tyre tek eprori i tij.

6. Sigurohet që gjatë aktiviteteve që zhvillohen në COD, fondi i librave të ekspozuar në bibliotekë të mos keqpërdoret.

7. Kryen punë kërkimore dhe monitoruese mbi thirrjet e projekteve të ndryshme në bazë të detyrave të ngarkuara nga Përgjegjësi i Sektorit. Informon eprorët dhe kolegët mbi formatet e kërkuara nga thirrjet e projekteve, si dhe ndihmon për plotësimin korrekt të aplikimeve të thirrjeve të ndryshme në bazë të detyrave të ngarkuara.

8. Përmbush çdo detyrë tjetër, brenda funksionit te tij, me qëllim realizimin e objektivave të punës.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

· Të ketë mbaruar studimet universitare shkencat shoqërore, preferohet në Fakultetin Histori Filologji.

· Diplomat, të cilat janë lëshuar jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;

· Të ketë përvojë pune në fushën përkatëse;

· Të ketë njohuri shumë të mira në fushën e librave dhe realizimin e ekspozitave;

· Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve;

· Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup;

· Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi;

· Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve;

· Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;

· Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë disiplinore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (IV-2)

**

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në rrugë postare tek Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.nr.1, Tiranë, në adresën e e-mail-it: Edlira.Bollano@kryeministria.al ose në formatin e mëposhtëm, këto dokumente:

· Letër interesi për pozicionin.

· CV

· Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.

· Fotokopje të librezës së punës.

· Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).

· Dëshmi penaliteti.

· Vërtetim që nuk ka masa disiplinore në fuqi.

· Dy letra rekomandimi.

· Vërtetim të gjendjes shëndetësore.

· Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

· Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria që nuk është në ndjekje penale.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 16 Qershor 2026, ora 16:30 sjell skualifikim të kandidatit.

Formati i aplikimit online:

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Pozicioni Vakant COD

Dokumentacion shoqërues

Click or drag a file to this area to upload.
Click or drag a file to this area to upload.
Click or drag a file to this area to upload.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 4 files.
Click or drag a file to this area to upload.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 5 files.
Click or drag a file to this area to upload.
Click or drag a file to this area to upload.
Click or drag a file to this area to upload.
Click or drag a file to this area to upload.
Click or drag a file to this area to upload.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 2 files.