Agency for Dialogue and Co-Governance

Qellimi i Ligjit nr. 107/2021 “Për Bashkëqeverisjen”

Qëllimi i këtij ligji është krijimi i kushteve dhe nxitja e ndërveprimit ndërmjet administratës shtetërore dhe individëve, personave fizikë dhe juridikë dhe grupeve të interesit, pavarësisht formës së tyre të organizimit, me qëllim rritjen e rolit të tyre në përmirësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike, si dhe ndërmarrjen e nismave, të projekteve ose të programeve të përbashkëta që kanë si qëllim përfshirjen e qytetarëve në bashkëqeverisje përmes platformës “Me ty për Shqipërinë që duam”.

Fusha e zbatimit e Ligjit nr. 107/2021 “Për Bashkëqeverisjen”

Ky ligj zbatohet nga institucionet e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave, si dhe nga entet publike, njësitë e vetëqeverisjes vendore sipas kushteve dhe përcaktimeve të këtij ligji.

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje është person juridik publik qendror në varësi të Kryeministrit dhe përgjigjet për bashkëqeverisjen me qytetarët nëpërmjet gjithëpërfshirjes së tyre në politikëbërje, për garantimin e pjesëmarrjes së tyre në procedurat administrative vendimmarrëse, si dhe për rritjen e përgjegjshmërisë e të llogaridhënies së administratës shtetërore.