Agency for Dialogue and Co-Governance

Në zbatim të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 526, datë 29.07.2022, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, si dhe të urdhrit nr. 157, datë 29.09.2022, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”,

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Specialist, Sektori i Dialogut dhe Multimedias, Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

a. Propozon prezantime, shfaqje dhe projekte në zhanrin e filmit dhe multimedias përgjatë programit vjetor, në përputhje me tematikat e miratuara nga përgjegjësi dhe eprorët.

b. Kujdeset për arkivimin e veprave dhe materialeve digjitale të cilat janë pjesë e koleksioneve të qendrës, si edhe arkivon fondin e veprave që ekspozohen në hapësirat e Qendrës.

c.  Në bashkëpunim me stafin, ndihmon për zhvillimin e ekspozitave të autorëve vendas dhe të huaj në hapësirat e Qendrës dhe në rajone.

ç.  Përgjigjet për realizimin e materialeve multimediale të ngarkuara nga përgjegjësi i sektorit dhe eprorët. Me miratim të përgjegjësit të sektorit ai ka hapësirën të përdori kreativitetin individual në përputhje me detyrat e ngarkuara.

d.  Kujdeset per mirëmbajtjen e hapësirave digjitale të qendrës dhe raporton per problematika te ndryshme lidhur me hapësirat.

dh. Raporton në mënyrë periodike te Përgjegjësi i Sektorit mbi ecurinë ose përfundimin e detyrave dhe të projekteve, të cilat i janë ngarkuar ose ka marrë përsipër.

e.   Zbaton detyrat e ngarkuara nga Përgjegjësi i sektorit dhe/ose Drejtori i Drejtorisë.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare të ketë diplomë të nivelit “Master Profesional” ose “Master Shkencor”;
  • Të ketë të paktën 3 vjet përvojë pune në fushën përkatëse.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në fushën e arteve dhe realizimin e ekspozitave.
  • Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme në fushën e arteve.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
  • Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi.
  • Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve.
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë ndëshkimore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (IV-2)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it:

rudina.kamberi@kryeministria.al, këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • CV;
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezes së punës;
  • Fotokopje të noterizuar te certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 21.02.2025 , ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit.


Në zbatim të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 526, datë 29.07.2022, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, si dhe të urdhrit nr. 157, datë 29.09.2022, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”,

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Specialist, Sektori i Librit dhe Projekteve, Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

a. Zbaton detyrat e ngarkuara nga Përgjegjësi i Sektorit dhe/ose Drejtori i Drejtorisë.

b. Është përgjegjës për realizimin korrekt të detyrave të tij funksionale.

c. Kërkon dhe harton projekte në fushën e krijimtarisë letrare dhe të promovimit të letërsisë e të botimeve të reja.

ç.  Mirëmban njësitë e Bibliotekës së Kryeministrisë, si edhe kujdeset për kategorizimin e njësive fizike dhe të materialeve të digjitalizuara. Raporton periodikisht për gjendjen e bibliotekës, si dhe për të gjitha herët që konstaton dëmtime në materialet e bibliotekës.

d. Është përgjegjës për katalogimin e njësive të bibliotekës dhe procesin e hedhjes së të dhënave në mënyrë të vazhdueshme.

dh. Është përgjegjës për pjesën e fondit të ekspozuar në raftet publike të bibliotekës dhe mirëmbajtjen e tyre, si dhe rinovimin vjetor të tyre me miratimin e eprorëve të tij.

e. Sigurohet dhe mban përgjegjësi që gjatë aktiviteteve që zhvillohen në COD, fondi i librave të ekspozuar në bibliotekë të mos keqpërdoret.

ë.   Kryen punë kërkimore dhe monitoruese mbi thirrjet e projekteve të ndryshme në bazë të detyrave të ngarkuara nga Përgjegjësi i Sektorit. Informon eprorët dhe kolegët mbi formatet e kërkuara nga thirrjet e projekteve, si dhe ndihmon për plotësimin korrekt të aplikimeve të thirrjeve të ndryshme në bazë të detyrave të ngarkuara.

f. Raporton në mënyre analitike dhe koherente, duke zbatuar kërkesat e eprorëve mbi mbarëvajtjen e veprimtarisë, të projekteve dhe të aktiviteteve të sektorit që ai ndjek, si edhe të detyrave që i ngarkohen.

g. Përmbush çdo detyrë tjetër, të pacituar më sipër, me qëllim realizimin e objektivave të punës.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare  në shkenca shoqërore dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Profesional” ose “Master Shkencor”;
  • Të ketë të paktën 3 vjet përvojë pune në fushën përkatëse.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në fushën e librave dhe realizimin e ekspozitave.
  • Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme në fushën e arteve.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
  • Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi.
  • Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve.
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë ndëshkimore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (IV-2)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: rudina.kamberi@kryeministria.al, këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • CV;
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezes së punës;
  • Fotokopje të noterizuar te certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 21.02.2025, ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit.