Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje

Angelo KOLEKA

Angelo Koleka është lindur në 28 gusht 1993, në Citta di Castello, Perugia, Itali, ku është rritur dhe ka përfunduar edhe studimet në shkollën e mesme ekonomike.

Studimet e larta i ka përfunduar në fushën e ekonomisë, në nivelin bachelor “Ekonomist” dega Administrim Biznesi në Universitetin Mesdhetar në vitin 2016.

Ka përfunduar studimet në nivelin “Master shkencor në Finance Bankë” në Universitetin Mesdhetar në 2019.

Ka përfunduar studimet në nivelin “Master shkencor “E drejtë publike” në Universitetin Mesdhetar në vitin 2021.

Gjatë diplomimit, z. Koleka ka punuar si administrator në sektorin privat dhe atë të organizatave jo fitimprurëse.

Pas eksperiencës në sektorin privat, ka shërbyer në pozicione të ndryshme në administratën shtetëtore publike, ku iu bashkua skuadrës së Bashkëqeverisjes në Agjencinë për Dialog dhe Bashkeqeverisje (ADB) në Kryeministri.

Nga qershor 2018 deri në qershor 2021, ka mbajtur pozicionin Koordinator Mbikëqyrës i Kryeministrit, Ministrise së Financave dhe Ekonomisë dhe Qarku Durrës, ku ka menaxhuar portofolin e Kryeministrit, ministrave te shtetit në ADB, ku ka kontribuar me menaxhimin e tij në kohën e tërmetit të vitit 2019, monitorimit e situatës emergjente të qytetareve në kohen e COVID ’19.

Nga janar 2021 deri në qershor 2022, ka mbajtur pozicionin Koordinator Mbikëqyrës i Kryeministrit, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në ADB.

Nga qershor deri në dhjetor 2020, ka mbatur pozicionin Drejtor i Komanduar i Drejtorisë së Bashkëqeverisjes në ADB, ku ka rekuperuar situatën e menaxhimit të platformës për qytetarë e biznese gjatë periudhës post COVID’19.

Nga shtator 2021 deri në qershor 2022, ka mbajtur pozicionin Kryekoordinator Mbikëqyrës i Rrjetit të Biznesit në ADB, duke menaxhuar rrjetin e koordinatorëve të biznesit në aparatet e ministrive si edhe procesin e përthithjes së rrjetit të koordinatorëve të biznesit në platformën e Bashkëqeverisjes.

Nga qershor 2022 deri mars 2024, ka mbajtur pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Bashkëqeverisjes me Qytetarët në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

Nga mars 2024 deri në dhjetor 2024, ka mbajtur pozicionin Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA), duke drejtuar veprimtarinë e institucionit dhe proceset në përputhje me reformat e ndërmarra në fushën e shërbimeve publike.

Prej muajit janar 2025 me vendim të Kryeministrit, është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.