Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje
Në zbatim të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të Ligjit Nr. 107/2021 “Për Bashkëqeverisjen”, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 526, datë 29.07.2022, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, të urdhrit nr. 92, datë 05.06.2024, “Për një ndryshim në urdhrin nr. 157, datë 29.09.2022, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”.

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për 2 (dy) vende të lirë pune në pozicionin:

Koordinator i atashuar pranë Ministrisë, Drejtoria e Bashkëqeverisjes, në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

1. Proceson nga sistemi i menaxhimit të ankesave, ankesat e regjistruara në faqen https://www.shqiperiaqeduam.al dhe të gjitha rastet për kategoritë e paraqitura në platformën e bashkëqeverisjes (sipas institucionit ku është i/e atashuar);

2. Sigurohet për menaxhimin në kohë, brenda afateve dhe me përgjegjshmëri të të gjitha rasteve të ardhura nga platforma dhe protokollin/et e institucionit si dhe adresimin dhe zgjidhjen e problematikave;

3. Koordinon dhe bashkërendon punën dhe korrespondencën me institucionin ku do të jetë i atashuar;

4. Bashkëpunon ngushtësisht me koordinatorin në Kryeministri që mbikqyr punën e tij/saj;

5. Jep kontribut parësor në përpilimin e raporteve javore dhe propozon për rastet të cilat kanë nevojë për hetim të thelluar;

6. Jep propozime mbi procese institucionale apo legjislative në përmirësimin e qeverisjes dhe të ofrimit të shërbimeve për qytetarët;

7. Kontribuon dhe bashkëpunon me kolegët për realizimin e aktiviteteve lidhur me promovimin e Platformës së Bashkëqeverisjes;

8. Përpilon raporte dhe memo informative për Drejtorin e Drejtorisë dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë;

9. Mban kontakte të vazhdueshme me eprorët e institucionit ku do jetë i atashuar për ecurinë e punës.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT:

· Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave juridike ose ekonomike dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;

· Diplomat, të cilat janë lëshuar jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;

· Të ketë përvojë pune në fushën përkatëse;

· Të ketë aftësi të mira raportuese dhe të jetë i/e aftë për të kryer analiza të thelluara mbi trajtimin e çështjeve;

· Të jetë njohës/e i proceseve dhe infrastrukturës ligjore dhe institucionale;

· Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.

· Të zotërojë gjuhën angleze;

· Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;

· Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë disiplinore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-1)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në rrugë postare tek Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.nr.1, Tiranë, në adresën e e-mail-it: Edlira.Bollano@kryeministria.al ose në formatin e mëposhtëm, këto dokumente:

· Letër interesi për pozicionin.

· CV

· Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.

· Fotokopje të librezës së punës.

· Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).

· Vërtetim të gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti).

· Vërtetim që nuk ka masa disiplinore në fuqi.

· Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria që nuk është në ndjekje penale

· Dy letra rekomandimi nga punëdhënësit e mëparshëm.

· Vërtetim të gjendjes shëndetësore.

· Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 05 qershor 2026, ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit.

Formati i aplikimit online:

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Pozicioni Vakant

Dokumentacion shoqërues

Click or drag a file to this area to upload.
Click or drag a file to this area to upload.
Click or drag a file to this area to upload.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 4 files.
Click or drag a file to this area to upload.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 5 files.
Click or drag a file to this area to upload.
Click or drag a file to this area to upload.
Click or drag a file to this area to upload.
Click or drag a file to this area to upload.
Click or drag a file to this area to upload.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 2 files.